13:31 / 09.09.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Adriana Bushi, shkenctare, hulumtuese, e cila do të na njoftojë për projektin studimor në Institutin e Cern-it të Zvicres.
Ndërsa i ftuar tjetër do të jetë prof.dr. Naim Syla, ligjërues në FSHMN, UP, i cili na njofton për lëshimet në tekstet e reja shkollore.
Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Aleanca Franceze do të paraqitet Etieene Remond, fotograf, na njofton për hapjen e ekspozitës të fotografisë "Concrete Beauty"(Bukuria e Betonit).
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























