Rikthehet KB Peja
BKT
Sport

Rikthehet KB Peja

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues.

Miratimi i kërkesës së klubit pejan është kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të ri dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar.