Gashi: Lajmet më të mira në dy vitet e fundit kanë ardhur nga sporti
Kujtim Gashi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se në dy vitet e fundit lajmet më të mira kanë ardhur nga sporti dhe kultura.
Sipas Gashit, në këto dy vite është bërë punë e madhe në zhvillimin e sportit në gjitha aspektet. Ai shprehet i lumtur që Kombëtarja e Kosovës në futboll, nuk ka pësuar humbje që dy vite.
“Kanë qenë dy vit kur kombëtarja e Kosovës nuk ka pësuar asnjë humbje. Pa dyshime se lajmet më të mira në këto dy vite të fundit kanë ardhur nga sporti. Mund të konkludojmë se kanë qenë dy vitet më të mira për sportin tonë. Për herë të parë kemi mbështetje të fuqishme në gjitha aspektet për zhvillimin e sportit, por me theks të veçantë është punuar në kategorizimin e sportit”, tha Gashi.
Ai ka shtuar se “shumë shpejt do të nis ndërtimin i stadiumit nacional”.























