Miftari: Shteti ka obligim kushtetues dhe ligjor të investojë në sport
BKT
Lajme

Miftari: Shteti ka obligim kushtetues dhe ligjor të investojë në sport

Vehbi Miftari nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se investimet në sport ishin të pamjaftueshme dhe se shumë nga projektet kanë ngelur aty ku i la qeveria Mustafa.

“Për ne mbetet prioritet ndërtimi i Qendrës Nacionale të Sportit”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij shteti ka obligim kushtetues dhe ligjor të investojë në sport

“Duhet të krijohen kushtet që federatat të funksionojnë si duhet. Duhet të investohet edhe në identifikimin e talenteve. Kjo mund të behët përmes inkorporimit të matjeve psikomotorike në kurrikula” tha ai.

Miftari shtoi se duhet të investohet në infrastrukturë, në sportin shkollor dhe në sportin e femrave.


MË SHUME NGA Lajme