Petroviq: Lista Serbe ka filluar fushatë të pisët, ju kemi paralajmëruar
RTKlive
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, tha se kundërshtarët politikë kanë kaluar nga fjalët në veprime.
"Ne kemi paralajmëruar se kjo fushatë zgjedhore do të jetë e pisët, gjë që po konfirmohet dita ditës," tha kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, duke përmendur presionin që po ushtrohet çdo ditë ndaj anëtarëve dhe aktivistëve të këtij opsioni politik.
Petroviq më tej deklaroi se kundërshtarët politikë kanë kaluar nga fjalët në veprime, duke theksuar se Sasha Gjorgjeviqit nga Shtërpca, i cili ishte punëtor në Qendrën Shëndetësore në këtë vend, iu dha sot një vendim largimi nga puna. "Ne ju kemi thënë që Nebojsha Millovanoviq, i cili është drejtor i Qendrës Shëndetësore në Shtërpcë e ka kërcënuar me largim nga puna një pnëtore burri i së cilës është anëtar i partisë sonë. Po ashtu dr. Bratislav Laziq, drejtor i spitalit e ka kërcënuar punëtoren në fjalë dukë ju kërkuar që të tërhiqen. Duke ardhur kështu deri te personi i tretë, drejtori i Qendrës Shëndetësorë në Shtërpce Sasha Krsteviq, i cili kërcënimet i kaloi në vepër duke i dhënë vendim për largim nga puna njeriut (Sasha Gjorgjeviq) vetëm e vetëm sepse mendon ndryshe” tha Petroviq. Problemin e tij në konferencë e prezantoi vetë Sasha Gjorgjeviq, i dënuari me largim nga puna, duke vërtetuar se ka qenë i punësuar në Qendrën Shëndetësore në Shtërpcë për 25 vjet. "Ish drejtori im tani më kërkoi që ta shpërndaja gjithë bordin, gjë që natyrisht nuk e pranova, sepse këtë me siguri s’do ta pranonte asnjë njeri normal. E dija që jam në anën e duhur. Ai nuk u ndal me kaq, filluan kërcënimet. Kemi prova të shpifjeve dhe kërcënimeve dhe gjithçka me cfarë janë shërbyer ata. Nuk jam vetëm unë, por unë jam i pari, kolegët e mi dhe njerëzit me bindje të njëjta janë në telashe. Kam frikë për kolegët dhe të dashurit e mi, këto janë kërcënime serioze. Unë jam baba i dy fëmijëve, kam një djalë dhe vajzë, kam frikë për ta, por ata nuk janë serbë më shumë se unë, nuk kanë qenë kurrë, "tha Sasha Gjorgjeviq nga Shtërpca. Gjordjeviq shtoi se drejtori i Qendrës Shëndetësore i tha atij se nuk ishte vendimi i tij personal, por një vendim i instancave më të larta. Sllobodan Petroviq theksoi se Gjordjeviq dhe anëtarët e tjerë dhe aktivistët e SLS-it kanë 100 për qind mbështetjen e kësaj parti. Ai gjithashtu u dërgoi një mesazh simpatizantëve të partive tjera politike serbe, duke thënë se ai nuk është si Lista Serbe dhe se ata mund të llogarisin në të. "Ne jemi të sigurt se Lista Serbe është në një panik të madh. Ne e dimë që ata nuk kanë program, as rezultate dhe se u mungon cilësia në listë zgjedhore. Ne jemi më të sigurt se fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme është e sigurt. Ne pyetemi nëse njerëz si Krstiçiq janë kompetentë të na shërojnë? ”, shtoi Petroviq. Ai theksoi se materiali kërcënues për Sasha Gjorgjeviqin është gati për prokurorin dhe se në këtë material audio në mes tjerash dëgjohen edhe fjalët "kokat fluturuese". Petroviq kujtoi se kërcënime janë bërë edhe në fushatat zgjedhore të mëparshme, se u vra Dimitrije Janiqijeviq, një kandidat i SLS-it për kryetar të Mitrovicës së Veriut, si dhe Oliver Ivanoviq, i cili gjithashtu nuk e mbështeti politikën e Listës Serbe. "Ne nuk kemi frikë, ne jemi edhe më të guximshëm dhe më të fortë, prapa nesh është drejtësia dhe e vërteta. Këtë parti e mbështesin mbi 15,000 njerëz, jam i sigurt se ky numër do të jetë më i lartë në këto zgjedhje," tha Petroviq. Kryetari i SLS-it shprehu frikën se kërcënimet do të shfaqen edhe në vende dhe institucione të tjera që operojnë nën sistemin e Qeverisë së Republikës së Serbisë.























