Luzha: Kam pritur mbështetje më të madhe të sporteve ekipore
BKT
Lajme

Luzha: Kam pritur mbështetje më të madhe të sporteve ekipore

Besa Luzha nga radhët e koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Social Demokrate (PSD), tha se pas sukseseve që kanë arritur sportistët individualisht , janë vënë në lëvizje edhe institucionet dhe i kanë mbështetur ata.

“Personalisht kam pritur mbështetje më të madhe të sporteve ekipore”, tha ajo në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj sporti, rinia dhe arsimi do të duhej të jenë pjesë e një ministrie të veçantë.

“Mendoj që sporti, rinia dhe arsimi do të duhej të jenë pjesë e një ministrie të veçantë, kurse trashëgimia dhe kultura do të duhej të jenë pjesë e një ministrie tjetër”, shtoi Luzha.


MË SHUME NGA Lajme