20:41 / 09.09.2019
Sopi: Sukseset në sport i konsideroj aksidentale
Agim Sopi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), tha se sukseset në sport i konsideroj aksidentale.
“Janë të arritura të shënuara falë punës së individëve, pra janë merita individuale. Ne si shtet nuk kemi investuar në mënyrë strukturale në sport”, tha ai në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas Sopit investimet duhet të bëhen për talentët , në mënyrë që ata të kenë një jetë të dinjitetshme.
“Pagat fiktive duhet të ndërpriten, sepse ka njerëz që marrin pagë prej 1500 eurosh, e pastaj 500 apo 600 i kthehen klubeve. Këtyre praktikave korruptive duhet t,i jipet fund”, shtoi Sopi.























