20:49 / 09.09.2019
Depay do të provojë të transferohet te Milani në janar
Mesfushori i Lyonit, Memphis Depay do të provojë të transferohet te Milani kur të hapet afati kalimtar.
“Rosonerët” dëshiruan ta transferojnë lojtarin këtë verë, mirëpo nuk mund të paguanin vlerën e caktuar. Klubi francez kërkoi 60 milionë euro, shifër e cila ishte e lartë për gjigantin italian.
Futbollisti holandez planifikon të mos vazhdojë kontratën, e cila mbaron në vitin 2021 dhe Milani është duke ndjekur nga afër situatën.























