22:42 / 09.09.2019
Moreno: Fitoren ia dedikojmë Enriques
Trajneri i Spanjës, Roberto Moreno ka komentuar për fitoren ndaj Ishuj Farore (4-0).
Spanja luajti me mirë që nga fillimi i ndeshjes gjë që bëri që të fitojnë tri pikë. Tekniku spanjoll tha që ka qenë një javë e vështirë për të
“Jam i gëzuar. Ka qenë një javë e vështirë pasi në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur me formacione të ndryshme. Java kaloi mirë, pasi Norvegjia dhe Suedia kanë barazuar”, deklaroi ai.
I pyetur për Luis Enriquen tha se është e vështirë të flasësh për të.
“Kam dhimbje kur flas për këtë gjë. Është një gjë e vogël, mirëpo dëshiroj t’ia dedikoj fitoren”, përfundoi ai.























