11:08 / 10.09.2019
Reali ende nuk ka hequr dorë nga Eriksen
Real Madrid ende nuk ka hequr dorë nga ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen.
Ka pasur shumë spekulime që “Los Blancos” kanë hequr dorë pasi nuk e transferuan këtë verë.
Mirëpo, nëse francezi, Paul Pogba e vazhdon kontratën me “Djajtë e Kuq”, danezi do të behët synimi kryesor për vitin e ardhshëm.
Sezonin tjetër Eriksenit i skadon kontrata dhe mund të transferohet në “Santiago Bernabeu”, si lojtar i lirë.
Për mesfushorin kanë shfaqur interesim edhe disa klube të tjera evropiane si Inter, Juvenuts, Atletico e PSG.























