14:38 / 10.09.2019
Lajm i mirë për Atleticon, Morata i gatshëm për të luajtur kundër Juves
Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Morata po vuante nga një lëndim, mirëpo sipas mediave spanjolle trajneri, Diego Simeone është i gatshëm për ta vendosur në formacionin e parë.
Ish-sulmuesi i Chelseas dhe Juventusit do të jetë i gatshëm për tërë sezonin dhe do të bëj gjithçka për ta mposhtur Sarrin, me të cilin nuk i kanë lidhjet mirë.
Spanjolli gjatë kohës kur ishte nën urdhrat e teknikut italian nuk arriti të tregoj veten dhe u largua brenda një kohe të shkurtër.























