Granit Xhaka dhe Albion Ajeti në përkrahje të “Dardanëve”
BKT
Sport

Granit Xhaka dhe Albion Ajeti në përkrahje të “Dardanëve”

Kosova do të luajë sot ndaj Anglisë ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2020.

Nga ora 20:45, Kosova pritet të ketë punë mjaft të vështirë përballë “tre luanëve”.

E për t’i përkrahur “Dardanët”, sot në kampin e Kosovës kanë qenë dy futbollistët, Granit Xhaka dhe Albion Ajeti, që të dy me prejardhje nga Kosova por që luan te Zvicra.

“Granit Xhaka e Albion Ajeti vizituan Kombëtaren e Kosovës në Hotel ‘Hilton’, ku u takuan me presidentin Agim Ademi dhe i uruan fat në ndeshjen e sotme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.