Anglia-Kosova, ja çfarë thonë Morina e Krasniqi
E gjithë vëmendja e sonte do të jetë tek stadiumi i Southamptonit, ku Kombëtarja e Kosovës sfidon Anglinë, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020.
“Dardanët” në duel me ‘Tre Luanët’ vijnë pas fitores së madhe kundër Çekisë (2-1), takim ky i zhvilluar tri ditë më parë.
Sfida përballë angleze është më e vështira dhe më e rëndësishmja për skuadrën tonë që nga pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA.
Trajneri i njohur Arbnor Morina mendon se kjo ndeshje për Kombëtaren e Kosovës do të jetë tejet e vështirë, sepse sipas tij, “Tre Luanët” nuk guxojnë të gabojnë. Ai lavdëron lojtarët e Kosovës për angazhimin e tyre të madh në çdo ndeshje të Kosovës.
“Për Anglinë është një takim që ju kryen punë, dhe në anën tjetër ata nuk dojnë të bëjnë gabimin që i kthen prapa për shkak të ecurisë që po sjellë sukses. Southgate po u tërheq vërejtjen që më kanë të bëjnë sonte pas 15 ndeshjeve pa humbje”, tha Morina.
“Jemi në një ecuri shumë të mirë dhe gjithë lojtarët po e kryen unë në mënyrën më të mirë dhe kanë kryer punën dhe kanë krijuar një vetëbesim. Personalisht sonë mendoj se sonte është loja më e madhe, sepse po përballemi me Anglinë”, theksoi Morina.
Ai ka shtuar se “edhe një barazim me Anglinë edhe rezultat i mirë”.
Ndërkaq, Ramiz Krasniqi, përzgjedhës i Kosovës U-19, ka folur për ndryshimet në formacionin e “Dardanëve” që do të jenë në fushë kundër Anglisë. Krasniqi mendon se tek skuadra e Kosovës ekziston një atmosferë fantastike, e cila sipas tij, po sjellë rezultatet pozitive.
“Është e vërtetë se ky ndryshim, por të them të drejtën kam pritur edhe një ndryshim. Kam pritur që edhe Vedat Muriqi të qëndron në bankinë për shkak të angazhimit të madh të tij me Çekinë, sepse atë që e ka bërë ai në fushë është e paimagjinueshëm”, pohoi Krasniqi.
“Ky grup i futbollistëve kanë krijuar harmoni shumë të mirë dhe ka një atmosferë fantastike në skuadër, dhe kjo atmosferë e mirë sigurisht se sjellë edhe rezultatet”, thotë Krasniqi.























