Dikur nuk e respektonte himnin, tani Shpend Ahmeti ndihet krenar me Kosovën
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se fakti që Kosova i është afruar Kampionatit Europian është i papërshkrueshëm.
Madje ai ka menduar se asnjëherë nuk do ta përjetonte këtë ndjenjë që nga rrugëtimi i Shqipërisë në këtë kampionat.
“Rrugëtimin e Shqipërisë në kampionatin Evropian e kam përjetuar si një ndër përvojat më të këndshme në jetë. Kam menduar që një ndjenjë e tillë prej kualifikimit e deri te tri ndeshjet në Francë nuk do të përsëritet më”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook
“E kisha pas gabim. Kjo ndjenjë që po e kemi kur po luan Kosova është e papërshkrueshme. Fakti që po besojmë që mund të ketë rezultat të favorshëm për Kosovën sonte është i pabesueshëm. Fakti që i jemi afruar kampionatit evropian është edhe më i papërshkrueshëm”.
“Pa marr parasysh rezultatit, jemi krenar. Veç me faktin që po i përmend krejt bota e futbollit. E kjo është priceless”.
Ahmeti ka edhe një lutje interesante për ndjekësit e tij.
“Ju kisha lut mos me komentu politikisht. Jam veçse një qytetar i Kosovës që po gëzohna me futbollin e shtetit tim”.























