Gjashtë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i hani çdo ditë

Gjashtë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i hani çdo ditë

Shëndeti, bukuria, pesha optimale, të gjitha këto mund t`i arrini nëse çdo ditë i konsumoni ushqimet që jua paraqesim më poshtë 6 Mandarina parandalon kancerin, sulmin në zemër dhe pakëson kilogramët.

SPINAQI

Spinaqi është i mirë për ndërtimin e muskujve dhe i pasur me aminoacidet Omega-3, acid folik, të cilat zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, sulmit në tru dhe osteoporozës. Është i pasur edhe me luteinë, substancë kjo e cila parandalon degjenerimin e makulës.

JOGURTI

Jogurti përmban sasi të lartë të probiotikëve, që janë plotësim natyral për bakteret e mira që gjenden në organizmin e njeriut. Kështu vjen deri te përmirësimi dhe forcimi i sistemit imun, por edhe është mbrojtje e mirë kundër kancerit.

DOMATJA

Domatja e kuqe është perime shumë e shëndetshme, sepse përmban shumë antioksidues, sidomos likopenin, i cili është shumë i shëndetshëm. Studimet kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me likopen zvogëlon rrezikun për t'u prekur nga kanceri i fshikëzës, mushkërive, prostatës, lëkurës dhe lukthit, e po ashtu zvogëlon edhe rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet koronare.

KAROTA

Një pjesë e madhe e pemëve dhe e perimeve me ngjyrë përmbajnë substancën karotenoide, që shkrijnë yndyrat, ndikon edhe në pakësimin e rrezikut për t'u prekur nga shumë sëmundje. Pos kësaj, konsumimi i karotës ndikon në pakësimin e inflamacioneve.

BORONICAT

Boronicat përmbajnë një numër të madh të antioksiduesve dhe pikërisht për këtë parandalojnë kancerin dhe diabetin, përderisa me kalimin e viteve ngadalësojnë edhe humbjen e kujtesës te të moshuarit. Studimet e fundit po ashtu kanë vërtetuar që boronicat, të cilat janë t pasura me fibra dhe vitamina A dhe C, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

FASULJA E ZEZË

Që të gjitha llojet e fasules janë të shëndetshme, por asnjë nuk është më e shëndetshme për tru sesa fasulja e zezë. Kjo për faktin se përmban shumë antocianë, antioksidues që përmirëson funksionimin e trurit. Rreth 100 gramë të fasules së zezë sigurojnë 8 gramë proteina dhe 7,5 gramë fibra. Pos kësaj, posedon shumë pak kalori dhe nuk përmban yndyra të ngopura.