13:06 / 11.09.2019
United i jep të drejtën Solskjaer të blejë lojtarë të tjerë
Manchester United i ka dhënë të drejtën trajnerit Ole Gunnar Solskjaer për të transferuar lojtarë të tjerë në janar.
“Djajtë e Kuq” nuk arritën të transferojnë ndonjë sulmues ose mesfushorë këtë verë.
Gjashtë lojtarë kanë qenë të kërkuar, mirëpo vetëm tre janë transferuar.
United ka shpenzuar 140 milionë euro, por i ka rikthyer 79.6 milionë, transmeton KosovaPress.
“Djajtë e Kuq” këtë sezon nuk janë në formën e kërkuar pasi kanë dy barazime, një fitore dhe një humbje.























