13:07 / 11.09.2019
“Kërkova nga Iwobi të qëndrojë”
Legjenda e Nigerisë, Nwankwo Kanu ka kërkuar nga sulmuesi Alex Iwobi të refuzojë mundësinë e Evertonit.
Kanu është transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar këtë verë.
Ish-sulmuesi tha që ka qenë befasi për të gjithë.
“Ishte befasi për të gjithë sepse ndodhi në fund. E dija më herët, mirëpo kërkova që të qëndroj. I kam thënë se nuk ka nevojë të shkojë, pasi tek Arsenali mund të luajë. Është i mirë dhe duhet ta dijë këtë gjë. Mendoj që Arsenali ishte klubi i duhur, pasi është klub i madh dhe duhet të luash në klub të madh. Ndeshjet në Evropë duhet t’i luash”, deklaroi ai.























