13:47 / 11.09.2019
Limaj kujton 11 shtatorin: Kosova është e rreshtuar krah ShBA-ve
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj ka kujtuar 18 vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA.
Limaj thotë se qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre, ndërsa ka shtuar se vendi jonë është i rreshtuar krah ShBA-ve.
Postimi i Limajt:
18 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota.
Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre.
Kosova është rreshtuar krah SHBA-ve dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit.























