19:11 / 11.09.2019
Anel Rashkaj vjen më një postim mjaft emocionues
Kosova dje ka pësuar humbjen e parë në Euro2020 ndaj Anglisë me rezultatin 5-3.
E në pjesën e dytë në lojë është inkuadruar edhe Anel Rashkaj. Ky i fundit është pjesë e Kosovës që nga viti 2009.
Në atë kohë, Kosova nuk ishte e pranuar fare në instancat më të larta të futbollit botëror.
29 vjeçari ka bërë një postim me shkrimin “kur ëndrra bëhet realitet”, pas lojës së djeshme ndaj Anglisë.























