Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Lule Aliu zyrtare për marrëdhënie me publikun në ARRU, i cila do të flasë rreth hulumtimit të opinionit për shërbimet e ujit.

Ndërsa Muzafer Shala, ministër në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i cili do të na njoftojë për bashkëpunimin e kompanive gjermane në fushën e teknologjisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jenë Selami Hoti, koordinator i festivalit "Agrofesta", Blerta Nalli Gashi, përfaqësuese e Komunës së Rahovecit, të cilët do të na njoftojnë rreth përgaditjeve të festifalit "Agrofesta" që do filloj sot në Rahovec.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme