Sonte mbyllet konkursi për aplikimin e studentëve në Qendrën Studentore
Ardiana Hajzeri
Sonte në mesnatë mbyllet konkursi për aplikimin e studentëve në Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe ushqim në mensë. Deri më tani rreth 6500 studente kanë aplikuar për vitin akademik 2019/2020. Rezultatet do të shpallen më 23 shtator.
Në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës këtë vit kanë aplikuar rreth 6500 studentë ndërsa qendra do të pranojë rreth 4 mijë studentë. Drejtori i Strehimit në Qendrën e Studentëve, Isak Beha, tha për Radio Kosovën se procesi i aplikimit është bërë Online që ka qene një lehtësirë për të gjithë të interesuarit.
“I gjithë aplikimi ka shkuar në rregull, ka funksionuar sistemi i aplikimit Online. Kjo siç dihet e ka lehtësuar punën e studenteve dhe angazhimin e atyre që kanë aplikuar. Deri me tani numri i atyre që kanë aplikuar sillet diku rreth 6500 studente. Afati i aplikimit mbyllet sot në mesnate”, shtoi ai.
Po ashtu sa i përket afatit të ankesave, Beha tha se të gjithë studentët që vlerësojnë se i është bërë ndonjë shkelje kanë të drejtë ankesë tri ditë pas shpalljes se rezultateve.
“Afati i ankesave është tri nga data 24 deri 26 shtator ditë pas shpalljes se rezultateve. Dhe të gjithë studentet të cilët mendojnë që për një arsye apo tjetër ju është bërë e pa drejtë kanë mundës ankesë po ashtu edhe ky proces është Online. Dhe është një komision in veçantë që do të merret me shqyrtimin e ankesave”, tha ai.
Përzgjedhjes e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Po ashtu përparësi kanë fëmijët që i përkasin kategorive të dala nga lufta, studentët që familjet e tyre janë me gjendje jo të mirë ekonomike, dhe ata me nevoja të veçanta. Disa kategori do të lirohen edhe nga pagesa. Çmimi do të jetë 35 €uro për muaj, 20 €uro banimi dhe 15 €uro ushqimi.























