12:21 / 13.09.2019
Dani Alves, tregon pse zgjodhi Sao Paulon, refuzoi Barçën dhe Juven
Pas shumë vitesh në Europë me disa trofe të fituar Daniel Alves zgjodhi vendlindjen për të vijuar karrierën e tij si profesionist me synimin për të luajtur edhe në Botërorin e Katarit me Brazilin.
Mbrojtësi 36-vjeçar zbuloi se ka reflektuar shumë për zgjedhjen e tij dhe se kishte dy oferta të tjera të rëndësishme për t’u rikthyer te Barcelona ose te Juventus. Alves deklaroi se bëri zgjedhjen me zemër për të ndjekur ëndrrën e fëmijërisë në Sao Paulo dhe se nuk pendohet që refuzoi dy oferta aq të rëndësishme nga klube gjigande.























