VIDEO-Kryeministri i Japonisë: Japonia do ta mbështesë Kosovën
BKT
Lajme

VIDEO-Kryeministri i Japonisë: Japonia do ta mbështesë Kosovën

RTKlive

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë  vizitës në Japoni është takuar me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Në një konferencë për media kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se Japonia do të mbështes Kosovës. “Ne kemi ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojmë të mbështesim edhe në të ardhmen”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij  Japonia do të investoj në Kosovë. “Si hap i parë do të mbajmë në seminar ekonomik në Vjenë, që i kushtohet Kosovës”, tha ai. Abe ka inkurajuar të ketë paqe. “Ne jemi të kënaqur me përpjekjet e presidentit Thaçi për të mbështetur dialogun”, tha ai.

Kurse presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi se takimi me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, ishte me rëndësi për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme