Gjetaj: Vazhdojnë gërmimet, ende asnjë i gjetur
BKT
Lajme

Gjetaj: Vazhdojnë gërmimet, ende asnjë i gjetur

Mejreme Tahirukaj

Në Uglar kanë vazhduar gërmimet vlerësuese për persona të zhdukur. Këto gërmime kanë rezultuar pa gjetje. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, për Radio Kosovën u shpreh se këto janë të shënjuara nga radari vitin e kaluar dhe tha se nga radari kanë qenë të shënjuara tri lokacione dhe se në lokacionet e vlerësuara nuk ka pasur gjetje.

Nga 20 lokacionet e vlerësuara gjatë këtij viti, ka pasur gjetje të pakta. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shprehet se të gjitha lokacionet e shënjuara do të vlerësohen pa marrë parasysh rezultatin. Ai sqaroi se edhe në Kizhevak të Serbisë është punuar tri javë, por nuk ka pasur gjetje. Gjetaj tha se duke pasur parasysh që në Rudnicë janë gjetur në vitin 2013, 55 trupa, megjithatë nga grupi i Rrezalles mungojnë edhe disa persona, gjë që lë për të dyshuar se ata gjenden në lokacionet e dyshuara në Serbi.

Ndonëse në regjionin e Rashkës ne kemi një bindje se duhet të ketë varrezë masive.

Në gërmimet vlerësuese në Uglarë po marrin pjesë specialistët e Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Drejtori i IML, Arsim Gërxhaliu, thotë se në këtë terren duhet të bëhet edhe kontrolli fizik i lokacionit, por, sipas tij, ky lokacion nuk është lëvizur në 100 vitet e fundit. Ai bëri të ditur se të gjitha lokacionet e shënjuara me radar nuk kanë rezultuar pozitiv.

Informacionet nuk po janë të sakta. Pra, jemi në fazën ku kemi hapje të shumta, por negative.

Ndryshe gjatë javës që po e lëmë pas, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ia ka dorëzuar 2 trupa autoriteteve të Serbisë dhe pesë të tjerë autoriteteve të Malit të Zi.


MË SHUME NGA Lajme