Ademi: Nuk dorëhiqem, peticioni ndaj meje për interesa personale
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka quajtur të parendësishëm peticionin për shkarkimin e tij, duke thënë se atë po e bëjnë një komunitet për interesa personale.
Në IMAZH të RTK-së, ai tha se njerëzit që po e bëjnë këtë peticion nuk do të ia arrinë që t’i bëjnë dëm FFK-së, sepse siç tha ai nuk do të lejojë që FFK-ja që “infektohet” nga të tillë njerëz. Sa i përket debatit për politizim të FFK-së pas spoteve që kanë bërë disa politikanë me djemt e kombëtarës, ai tha se FFK-ja as nuk i ka ftuar e as nuk mund t’i ndaloj njerëzit e as politikanët që të bëjnë foto e video me lojtarët. Por sipas tij me dashje nuk i koontribuojnë askujt në fushatë politike. Kreu i FFK-së, ka deklaruar se ka shumë mundësi që mesfushori i Ëolfsburgut, Elvis Rexhebeçaj këtë vit të veshë fanellen e Kosovës, por nuk përjashtohet mundëisa që edhe të tjerë t’i bashkohen ekipit të Kosovës në futboll. “ Me Rexhbeçaj gjërat janë afër, dhe po presim që ai ta thotë fjalën e tij”, deklaroi Ademi. Kurse sa I përket kapitenit të Beshiktashit Nexhip Uysal, ai tha se ai nuk do ti bashkohet Kosovës edhe pse e ka vullnetin, sepse ai ka luajtur për kombëtarën A të Turqisë, dhe proceduralisht e ka të pamundur.























