20:23 / 13.09.2019
Mustafa: Presim të kemi rritje të votës nga diaspora
Presim të kemi rritje të votës nga diaspora, tha Besian Mustafa nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
“LDK ka shumë degë në Evropë e ShBA, kështu që presim se mbështetësit tonë do të regjistrohen dhe do të dalin në votime”, tha Mustafa.
Mustafa shtoi se nëse dikush ka pronësi, ajo është mërgata, e cila ka pronësi mbi Kosovën, e jo partitë mbi te.
“Çdo ligj duhet të modifikohet duke e pasur në mendje diasporën”, tha ai.























