Salihu: Roli i diasporës është i pakontestueshëm
BKT
Lajme

Salihu: Roli i diasporës është i pakontestueshëm

Sali Salihu nga radhët e koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Social Demokrate (PSD), tha se diaspora ka kontribuar para, gjatë dhe pas luftës.

Në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ai tha se roli i diasporës është i pakontestueshëm. Diaspora ndihmon edhe sot familjet e tyre këtu në Kosovë.

“Diaspora plotë 18 vjet kishte problem me pensionet, dhe askush nuk i doli që t’i ndihmojë në zgjidhjen e halleve të tyre”, shtoi Salihu.

Sipas tij mërgata është e gatshme që të investojë dhe të sjell kapitalin e saj në Kosovë. Por kjo e fundit nuk bëri sa duhet, madje madje edhe fondet e trustit i la jashtë vendit.


MË SHUME NGA Lajme