Brestovci: Prezenca e mangët e diasporës po e dëmton zhvillimin në Kosovë
BKT
Lajme

Brestovci: Prezenca e mangët e diasporës po e dëmton zhvillimin në Kosovë

Kemi ngulfatje të tërësishme të pjesëmarrjes së diasporës në jetën politike të Kosovës.

Kështu tha Bekim Brestovci nga radhët e koalicionit NISMA Socialdemokrate, Aleanca Kosova e RE (AKR) dhe Partia demokrate (PD), në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Në shumë raste nuk kemi të drejtë të zhvillojmë aktivitet politik në shtetin tjetër. Pra regjistrohen si OJQ”, tha ai.

Sipas tij prezenca e mangët e diasporës në Kosovë po e dëmton zhvillimin e saj. Kosova është si një plantazh që ka mundur të ujitet nga diaspora, por kjo nuk ka ndodhur në nivelin e mjaftueshëm.

"E kemi ligjin për investime strategjike por ai e përjashton diasporën për investime të mëdha, për shkak të kritereve që i përcakton ligji", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme