10:07 / 14.09.2019
Superliga vazhdon sot me kryederbin Drita-Feronikeli
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara dje, sot në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera tejet interesante.
Në Gjilan zhvillohet derbi tjetër i kësaj jave, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.Të dyja këto skuadra kanë nga dy fitore dhe një humbje këtë sezon, dhe kjo ndeshje konsiderohet tejet e rëndësishme për ecurinë e kampionatit.
Drita renditet e treta me 6 pikë, ndërsa Nikli në pozitën e 4 me pikë të njëjta.
Ndeshja tjetër zhvillohet në Skenderaj, në mes të Drenicës dhe Gjilanit.Gjilani do të synoj fitore në këtë takim për tu rikthyer në pozitën e parë, ndërsa Drenica shpreson të rikthehet tek fitoret pas barazimit ndeshjen e kaluar ndaj Trepçës 89.
Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 16:00.























