​Juventus i ofron kontratë të re Matuidit
BKT
Sport

​Juventus i ofron kontratë të re Matuidit

Edhe pse thuhej se Matuidi do të largohet nga Juve, tashmë një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Francezi pritet të qëndrojë edhe për shumë vite tek kampioni i Italisë.

“Calciomercato” raporton se Juve dëshiron që mesfushori të nënshkruajë një kontratë të re para se ajo aktualja të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Trajneri Maruizio Sarri ka qenë i bindur që francezi ka ende shumë për të ofruar dhe beson se ai mund ta shtojë konkurrencën në mesfushë.