Fiorentina - Juventus, formacionet zyrtare
BKT
Sport

Fiorentina - Juventus, formacionet zyrtare

Fiorentina do të pres sot kampionët e Italisë, Juventus, në stadiumin Artemio Frachi.

Pritet të jetë një ndeshje e bukur, pasi të dyja skuadrat njihen për rivalitetin mes tyre.

Për “violët” nga minutat e parë do ta nisë dhe blerja e bujshme e kësaj merkato, Franck Ribery, ndërsa Cristiano Ronaldo është i padiskutueshëm te “Zonja e Vjetër”, së bashku me Higuain dhe Costa.

Ndeshja do të fillojë në orën 15:00.

Formacionet zyrtare:

Fiorentina: Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Lirola, Castrovilli, Pulgar, Badelj; Dalbert, Chiesa, Ribery

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Costa, Higuain, Ronaldo