Drita fiton kryederbin, Gjilani “shtang” Drenicën
Drita e ka fituar derbin e kësaj fundjave në IPKO Superliga e Kosovës në futboll, duke mundur Feronikelin, me rezultat 1-0, të shtunën në Gjilan.
Sfida kryesore e kësaj xhiro, është zhvilluar në një atmosferë të bukur sportive të krijuar nga tifozët e skuadrës bardhekaltër të Gjilanit, ka prodhuar një ndeshje tejet interesante, raporton RTKLive.
Hamdi Namani (45+2’), ka shënuar golin e tri pikëve të mëdha te Dritës. Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi, tentuan të gjejnë golin e barazimit, por pa mundur që ta gjejnë rrugën e golit.
Pas kësaj fitore, Drita ngjitët në krye të tabelës me 9 pikë, aq sa ka edhe Gjilani pas fitores në transfertë tek Drenica, kurse, Nikli renditet e katërta me gjashtë pikë të grumbulluara.
Gjilani më një gol te Prognit (16’), dhe një gol te Janzuit (64’), mundën në udhëtim Drenicën, me rezultat 0-2. Gjilanasit duket se në këtë sezon të garave, do të jenë “arrë” e fortë për çdo kundërshtar.























