Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë dr.Gazmend Zhuri, pulmolog, i cili na njofton më detajisht për përdorimin e cigarës elektronike.
Ndërsa Blendi Hasaj, hulumtues në Institutin GAP, do të flasë për Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave 2018.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Sokol Plakolli nga Qendra për Zhvillim dhe Promovim të Kulturës Tradicionale SHKABAT, i cili do të na njoftojë rreth festivalit "Lahuta, Okarina, Polifonia", i cili nis nesër.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























