Spanja në majat e botës
RTKlive
Kombëtarja e Spanjës është kampione e botës në basketboll.
“Furia e Kuqe” triumfoi në finalen e madh të Kampionatit Botëror në Kinë, duke mundur Argjentinën, me rezultat 95-75 të dielën, raporton RTKLive.
Spanjollët gjatë terë ndeshjes, janë treguar skuadër shumë më e mirë në parket, duke dominuar në katër çerekët.
Basketbollistët e Spanjës gjatë këtij evenimenti, kanë treguar formë shumë të lartë, dhe me meritë fituan medaljen e artë në këtë Botëror.
Finalja mes Argjentinës dhe Spanjës, është parashikuar që të prodhoj një lojë të fortë, megjithatë, spanjollët treguan forcën e tyre përballë argjentinasve, këta të fundit në asnjë mënyrë nuk ia dolën që të gjejnë formulën për të ndalur “Furinë e Kuqe”.
Përfundimisht Spanja është kampione e botës, ndërsa Argjentina duhet të kënaqet me medaljen e argjend, derisa medaljen e bronzte e fitoj Franca e cila mundi Australinë në ndeshjen për vendin e tretë.























