Mujota: Projekte të mëdha ka bërë vetëm PDK-ja, këtë e di secili qytetar

Mujota: Projekte të mëdha ka bërë vetëm PDK-ja, këtë e di secili qytetar

Në emisionin e sotëm “Debat” në RTK 1 u diskutua për çështjen e infrastrukturës. Për këtë temë debatuan Çerkin Dukolli nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fehmi Mujota nga PDK dhe Rexhep Kadriu nga koalicioni AAK-PSD.

Përfaqësuesi i PDK-së, Fehmi Mujota ka theksuar se gjendja e infrastrukturës rrugore pas luftës ka qenë shumë e keqe dhe për këtë arsye PDK si parti në qeverisje të vendit e orientoi buxhetin pikërisht në këtë segment. “Falë investime që kemi bërë është arritur të bëhen rrugët në të gjitha viset e Kosovës. Rrugët janë të standardeve të larta”, ka theksuar Mujota.

Sipas tij tani është koha të mendohet për vazhdimin e projekteve të mëdha dhe për reformimin e gjendjes në të gjitha nivelet, që nga niveli i administrimit e deri tek menaxhimi.

“Disa projekte madhore që po na presin janë rruga Prishtinë - Mitrovicë, Deçan - Plavë, rrugët magjistrale nga Skënderaj në Komoran si dhe kjo në drejtim të Podujevës. D.m.th këto projekte presim që të përfundohen”, ka shtuar Mujota.

Ai më tej ka thënë se projekte të mëdha në vend ka bërë vetëm PDK-ja. “Dihet botërisht se projekte më të mëdha të realizuara në vendin tonë janë  bërë nën qeverisjen e PDK-së deri më tash. Presim që projektet e tilla të mëdha t’i vazhdojmë edhe në qeverisjen e ardhshme, qofshin ato të ndërtimtarisë, shëndetësisë, arsimit apo fushave tjera. Projektet e mëdha vendore nuk guxojnë të ngecin", ka vijuar Mujota.

Ai ka treguar se nga shtatori 2012 deri në qershor 2014 janë përmbyllë të gjitha procedurat e tenderimit për rrugën drejt Hanit të Elezit.

"Dmth për dy vjet u punua vetëm për përgatitjen e dokumentacionit. Kam kërkuar nga pasardhësit e mi që t’i përmbyllin projektet nacionale që i kemi përgatitur, por kjo nuk ka ndodhur gjithmonë. Me 53 milionë euro që i janë paguar kompanisë Bechtel Enka, Kosovës i është bërë një dëm kolosal. Kostoja shtesë ishte pasojë e mosrespektimit të afateve. Ne do ta përfundonim projektin për 42 muaj, pra për aq sa parashihej me marrëveshjen fillestare, por kjo nuk ndodhi nga dy ministrat që drejtuan pas meje ministrinë e infrastrukturës”, ka thënë Mujota.


MË SHUME NGA Aktuale