​Ja pse është e rëndësishme muzika!

​Ja pse është e rëndësishme muzika!

Muzika është një ndër mënyrat më të mira që na ndihmon për të qenë sa më pozitiv në ambiente të punës. Muzika ju ndihmon të relaksoheni, mund t’ju bëjë të qani, e madje mund t’ju bëjë edhe të ndiheni të gjallë.

Shumë studime tregojnë se personat që dëgjojnë muzikë i kryejnë detyrat më shpejt dhe në përgjithësi kanë ide më të mira.

Megjithatë, ekspertët kanë treguar se varësisht nga lloji i muzikës që e dëgjoni, ajo mund të ketë edhe efekt të kundërt. Ata i kanë identifikuar pesë faktorë të cilët e përcaktojnë se kur muzika ndikon pozitivisht në produktivitet e kur negativisht:

Struktura muzikore

Këngët me strukturë më komplekse muzikore, siç është “Muffin Man” e Frank Zappas, mund të jenë më shpërqendruese për dëgjuesit sesa këngët me strukturë më të thjeshtë, siç është “Leaving on a Jet Plane” nga John Denver.

Teksti

Teksti mund t’ju shpërqendrojë sepse ju nxitë të përqendroheni në mesazhin e këngës.

Shprehitë e dëgjimit

Nëse dikush është mësuar të dëgjojë muzikë duke punuar, atëherë zakonisht është më mirë për atë person të dëgjojë muzikë.

Vështirësia e detyrave

Nëse një detyrë të cilën duhet ta kryeni në punë kërkon më shumë mendim dhe përqendrim, atëherë muzika mund ta bëjë më të vështirë atë detyrë, përcjell Vizion Plus.

Kontrolli

Kur muzika i imponohet dikujt, atëherë zakonisht është më shpërqendruese sesa kur personi zgjedh vet të dëgjojë muzikë.