15:25 / 17.09.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Muhamet Jahiri, profesor në departamentin e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, i cili do të flas për rendësin e edukimit media.
Të ftuarat e radhës do të jenë Liliana Peza dhe Luftulla Peza, bashkëautor të librit, për gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit
Në lidhje direkte do të kemi promovimin publik “Njohja e Kosovës bashkëkohore”
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























