Nesër nis aplikimi për Programin për integrimin socio-ekonomik të fermave
BKT
Lajme

Nesër nis aplikimi për Programin për integrimin socio-ekonomik të fermave

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga nesër hap periudhën 30 ditore për aplikim në “Programin për Integrimin Social - Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet".

Përmes këtij programi synohet përmirësimi i kushteve socio-ekonomike të fermerëve në zonat rurale, krijimin e vendeve të punës, si dhe rritjen e të ardhurave duke integruar fermerët e vegjël në sektorin bujqësor.

Investimet e ministrisë përmes programit arrijnë vlerën prej 3 milionë euro dhe përmes këtij fondi do të mbështeten sektori i përpunimit të frutave, sektori i mishit, vezëve, qumështit, prodhimi i mjaltit, prodhimi, përpunimi dhe grumbullimi i produkteve pyjore, si dhe përpunimi i produkteve bujqësore në shtëpi.

Përfituesit e këtij programi mund të jenë të gjithë fermerët në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural që plotësojnë kriteret e programit.


MË SHUME NGA Lajme