AAK: Numri 119 për 100% shtet

AAK: Numri 119 për 100% shtet

Në bazë të shortit të hedhur për të përcaktuar numrin me të cilën partitë politike do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 119.

Së bashku me Aleancën në një koalicion do të garojnë edhe Partia Social Demokrate.

Për këtë AAK nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ky numër do të jetë realizim i motos “100% Shtet”.