Së shpejti premiera e filmit “Farmer’s Blues” i Ibër Dearit
BKT
Kulturë

Së shpejti premiera e filmit “Farmer’s Blues” i Ibër Dearit

RTKlive

Filmi “Farmer’s Blues” i regjisorit Ibër Deari i cili i ka përfunduar xhirimet vitin e kaluar, sot ka publikuar trilerin e filmit, i cili premierën do ta ketë shumë shpejt nëpër festivale.

Filmi trajton mirëqenien e qytetarëve, mungesën e kushteve elementare për një jetesë të shëndetshme.

“Kemi punuar me shumë dashuri e pasion, kënaqësi me pas një ekip fantastike duke filluar nga aktorët e deri tek post-produksioni. Jemi të lumtur që filmin e përfunduam dhe tash vetëm ka filluar rrugën e tij drejt festivaleve të filmit…”, thotë për InfoGlobin regjisori i filmit, Ibër Deari.

E aktori Afrim Mucaj, thotë se ky film trajton mjerimin dhe gjendjen në të cilën jetojnë ende qytetarët, për çka detyrohen të bëjnë gjithçka për më të dashurit e tyre.

Në këtë film luajnë aktorët e njohur: Afrim Muçaj, Enis Abazi, Mirsad Abazi, Sefedin Shabani etj.(Infoglobi)


MË SHUME NGA Kulturë