Top tri përfitimet që vitamina C ia sjell lëkurës
Me siguri se keni dëgjuar se vitamina C është e domosdoshme për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.
Por, a e keni ditur se vitamina C është po ashtu esenciale për një shëndet të mirë të lëkurës?
Vitamina C është një prej antioksidantëve më të mirë dhe i ndalon shkaktarët primarë të plakjes së parakohshme, duke ju mundësuar lëkurë të ndritshme e të mirë.
Më poshtë i gjeni tri përfitimet më të mira që vitamina C ia sjell lëkurës.
E bën lëkurën më të ndritshme
Përgjatë kohës, faktorët natyralë shkaktojnë ndryshime strukturore në lëkurë, duke shpirë në pigmentim të pabarabartë.
Nga shenjat e plakjes që shkaktohen si pasojë e rrezeve ultravjollcë e deri te hiperpigmentimi, vitamina C i parandalon.
Këtë e bën duke i ndalur reaksionet biokimike që shkaktojnë pigmentim të pabarabartë dhe në mënyrë efikase e bën lëkurën më të ndritshme.























