Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Kushtrim Bajrami, bashkautor, i cili do të flasë për raportin "Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në fushën e arsimit".

Ndërsa Janinë Mehmeti, menaxhere për ngritje të fondeve në AMC, do të flasë për ndihmën humanitare të nënave dhe fëmijëve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Vehbi Murati, autor i ekspozitës nga Galeria e Ministrise se kultures,ku do të na informojë më gjerësisht për ekspozitën "Një ditë e zakonshme shtatori".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme