Kastrati takoi udhëheqësin e programit për medie në ‘Konrad Adenauer’
BKT
Lajme

Kastrati takoi udhëheqësin e programit për medie në ‘Konrad Adenauer’

RTKlive

Udhëheqësi i programit për medie në Evropën juglindore nga fondacioni gjerman, “Konrad Adenauer Stiftung”, Hendrik Sittig, vizitoi RTK-në ku u takua me drejtorin gjeneral Ngadhnjim Kastrati.

Përfshirja e transmetuesve publik në programet e fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung dhe avancimi i pozitës së tyre karshi misionit që kanë, ishin tema e diskutimit në këtë takim.

Në fund të muajit të ardhshëm, takimi i parë i drejtorëve gjeneral të mediave publike të vendeve të Evropës juglindore do të mbahet në Zagreb, ku RTK do të përfaqësohet nga drejtori gjeneral Ngadhnjim Kastrati.


MË SHUME NGA Lajme