Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt
BKT
Lajme

Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ish deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, i cili ka thënë se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër i vendit.

Mustafa thotë se në kohën sa ka qenë në krye të Qeverisë asnjëherë nuk janë shtruar e as trajtuar ide të tilla.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh. Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj. E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta. IM


MË SHUME NGA Lajme