15:55 / 18.09.2019
Merkel – Bërnabiqit: Vazhdoni dialogun, zgjidhni problemin me Kosovën
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet më tej në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.
Merkel ka thënë se duhet të vazhdojnë bisedimet, në mënyrë që të përmirësohen raportet edhe më tej, për të krijuar kushte që të arrihet një marrëveshje, shkruan Tanjug.
Përveç tjerash Merkel dhe Brnabiq kanë diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin dypalësh.























