21:18 / 18.09.2019
Tottenhami nxjerr vetëm barazim
Dy ndeshjet e para të zhvilluara sonte në Ligën e Kampionëve, kanë përfunduar me barazim.
Tottenhami i cili llogaritet favorit ndaj Olympiacosit, ka arritur që me shumë mund të nxjerrë vetëm barazim, 2-2.
Tottenham Hotspur për katër minuta shënoi dy gola në pjesën e parë, por vendasit arritën që shumë shpejtë t’i barazojnë shifrat, me të cilin rezultat përfundoi takimi.
Në ndeshjet e para kualifikuese në grupe, me barazim ka përfunduar edhe takimi tjetër, Club Brugge – Galatasaray, i cili përfundoi pa gola.























