PSG i jep leksion Realit, Dinamo e dërrmoi Atalantën
BKT
Sport

PSG i jep leksion Realit, Dinamo e dërrmoi Atalantën

Derbi i mbrëmjes në Ligën e Kampionëve ndërmjet PSG dhe Real Madridit ka përfunduar me fitoren bindëse të parisienëve, me rezultat 3:0.

Di Maria gjeti rrugën e rrjetës dy herë brenda 45 minutave të parë, derisa Meunier në minutat shtesë e vulosi rezultatin përfundimtar dhe gjunjëzimin e “mbretërve” në Paris.

Ndërkohë, fitore me rezultat të njëjtë shënoi edhe Bayerni i Munihut në duel me C. Zvezdën, derisa Dinamo e Zagrebit e shpartalloi Atalantën e papërvojë në Champions, me rezultat 4:0.
Fitore të lehtë shënoi edhe Manchester City, që mundi 3:0 Shakhtar Donetskun.

Ndërkohë, Juventusi shkëputi një pikë si mysafir i Atleticos në Madrid, duke e mbyllur ndeshjen baras 2:2.

Grupi A
Club Brugge - Galatasaray 0:0
Paris SG - Real Madrid 3:0

Grupi B
Olympiacos - Tottenham 2:2
Bayern Munich - Crvena Zvezda 3:0

Grupi C
Dinamo Zagreb - Atalanta 4:0
Shakhtar Donetsk - Manchester City 0:3

Grupi D
Atletico Madrid - Juventus 2:2
Bayer Leverkusen - Lokomotiv Moscow 1:2