Simeone pas barazimit me Juve: Ata janë favoritë, por Sarri do kohë
Diego Simeone e konsideron Juventusin si një nga favoritet për të fituar Champions-in dhe thotë se trajnerit Sarri i duhet dhënë kohë.
“Në pjesën e parë treguam gjithçka të mirë në ndryshimin e lojës dhe krijimin e rasteve. Kishim superioritet në mesfushë. Nuk mund ta përkthenim lojën tonë në gola. Në pjesën e dytë ata shënuan 2 supergola dhe ajo që më pëlqeu ishte fakti që skuadra nuk e humbi asnjëherë toruan. Krijuam raste për të shënuar. Me Korrean dhe Vitolon donim barazimin sepse e meritonim”, tha Simeone.
“Nuk e vlerësoj as të keqe dhe as të mirë. Ishte një rival shumë i fortë dhe ekspert. Mosha mesatare e tyre është 29 vjeç, ndërsa e jonë 24. Kjo pikë na bën shumë mirë për të ardhmen. Nëse vazhdojmë në këtë linjë, sigurisht që largohem i kënaqur nga kjo ndeshje”.
Herrera? “Pres gjithmonë më të mirën nga lojtarët që kam në dispozicion. Në mesfushë kam lojtarë si Saul, Koke dhe Tomas. Këdo të aktivizosh, nuk bën gabim. Futbolli ashtu si në jetë “paguan” ata që punojnë. Herrera më pëlqeu për minutat që zhvilloi dhe jo vetëm për lojën. Tregoi personalitet dhe qetësi”.
Sarri? “Duhet t’i japim kohë për ta parë futbollin e tij. E ka treguar në skuadrat që ka pasur. Juventusi është gjithmonë e rrezikshme. Duket sikur nuk ishte në lojë dhe na shënoi 2 gola. Në Champions nuk duhet të relaksohesh kurrë. Po të shihni çfarë lojtarësh lanë jashtë listës së Champions-it, do të thotë se janë të përgatitur”.
Juventusi? “Pas pjesës së parë reagoi mirë. Ronaldo për pak sa nuk na shënoi në fundin e ndeshjes. Jam i sigurt se ata do të luftojnë për Champions”.























