14:15 / 19.09.2019
Bennacer: Milan-Inter, derbi që të gjitha duan të luajnë
Dy ditë para derbit më të madh italian, Milan-Inter, ka folur përforcimi i kësaj verë tek milanistët, Ismael Bennacer.
Algjeriani këtë fundjave për herë të parë do të shijon emocionet që prodhon derbi i zjarrtë italian mes “Rossonerëve” dhe ‘Nerazurëve’.
“Një muaj kaloi shumë shpejt, por unë punova shumë me shokët e skuadrës dhe trajnerin”, tha ai.
“Ne po punojmë dhe rritemi. Personalisht jam i lumtur, për mua është një sfidë e madhe. Në ndeshjen e fundit nuk kam luajtur, por është normale”.
“Derbi është më i rëndësishëm për tifozët tanë, për ne është një garë për tre pikë. Milano-Inter është një garë që të gjithë duan të luajnë. Duhet të fitojmë sepse është prova e parë e madhe, Interi është një ekip i shkëlqyeshëm”, theksoi Bennacer.























