Mourinho drejt rikthimit te bujshëm në Real Madrid
BKT
Sport

Mourinho drejt rikthimit te bujshëm në Real Madrid

Jose Mourinho është afër rikthimit të bujshëm në Real Madrid, raporton “The Sun”.

Humbja turpëruese e madrilenëve nga PSG (3-0), po rrezikon mjaft shumë karrigen e trajnerit aktual te “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

Siç mësohet, ish-trajneri i gjigantit spanjoll, është duke pritur një telefonatë nga “Santiago Bernabeu”.

 Mourinho, i cili kishte kaluar tre vjet në Madridin në periudhën 2010 dhe 2013, ka mbetur pa punë që kur u largua nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018.